Loading...

Pas dy javësh nuk do të ketë më qese plastike, qytetarët nuk po mësohen dot

Ndonëse për shumëkënd përdorimi i qeseve plastike mund të duket i domosdoshëm, në fakt ato janë shumë të rrezikshme për shëndetin tonë.

Ndotja që vjen nga qeset plastike është e frikshme për shkak se duhen të paktën 200 vjet që një qese të shpërbëhet.

Rreth dy muaj më parë qeveria miratoi një vendim për importimin, përdorimin dhe tregtimin e qeseve plastike, që parashikon eliminimin përfundimtar të tyre. Ky ligj hyn në fuqi pas dy javësh, mirëpo duket se qytetarët shqiptarë nuk po mësohen me idenë se ato do të reduktohen.

Ndryshe nga sa ndodh nëpër supermakete ku qesja blihet, në tregun e fruta-perimeve ka nga ata që për çdo produkt marrin një qese.

Sasia e qeseve që përdoren në Shqipëri, sipas Ministrisë së Mjedisit është 100 ton në muaj ose 1200 ton në vit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Mjedisit, rezulton se konsumimi ditor është 8 qese për çdo person në një familje ku ka 4 pjesëtarë. Ndërsa për prodhimin e ambalazheve nga qeset e plastikës konsumohen rreth 20 mijë ton në vit.

Qeset plastike hidhen në mbeturina, por një pjesë e tyre e tyre përfundon në natyrë, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar jetën e banorëve, pasi janë të pashkatërrueshme.

Në vendin tonë vetëm në një ditë përdoren gjithsej 4.5 milionë qese plastike duke shkaktuar dëme të pa llogaritshme në mjedis, shkruan TCH. Ka nga ata qytetarë që janë ndërgjegjësuar të marrin një çantë bezeje me vete për të reduktuar sa më shumë përdorimin e qeseve. Por pjesa më e madhe vijojnë me qese. Megjithatë pas dy javësh kjo situatë mendohet se do të marrë fund.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com