Loading...

Parku Arkeologjik i Antigonesë

Antigonea u themelua nga Pirro, mbreti i Molosëve, në vitin 295 para Krishtit.

Molosët ishin një nga tre fiset e Epirit (në jug të Shqipërisë së sotme dhe veriun e Greqisë), i cili u kthye në një shtet të fortë gjatë kësaj periudhe.

Antigonea u zhvillua si një qendër e rëndësishme ekonomike, sociale, kulturore dhe politike dhe në fund të shekullit të 3-të dhe në fillim të shekullit të 2-të para krishit mori formën e “polis” (qytet – shtet) dhe u kthye në një nga vendet më të rëndësishme të antikitetit.

Pirroja i vuri emrin qytetit Antigonea – sipas emrit të gruas së tij të parë, vajza e fisnikëve Maqedonas, Berenis dhe Fillip.

Më vonë Berenis u martua me Ptolemeun, mbretin e Egjiptit dhe pasardhës i Aleksandrit të Madh, në oborrin e të cilit Pirro u njoh me Antigonenë.

Përveç gruas së tij, Pirroja nderoi edhe vjehrrën – Berenisën duke i vënë emrin e saj një qyteti të Epirit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com