Të paktën 10 vetë u plagosën rëndë sot në një qytet kinez, pasi një njeri me thikë që nisi të sulmojë pasagjerët e një autobusi.
Përveç udhëtarëve autori vazhdoi të sulmonte dhe ushëtarë në rrugë, siç shkruajnë mediat e huaja.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital. Sulmuesi është arrestuar.
Incidenti ndodhi në orën 15.48 të orës lokale në Xi’an, në verilindje të Kinës, sipas gazetës lokale Huashang.
Një deklaratë e policisë e lëshuar nga gazeta tha autori po merrte autobusin kur ai papritmas mori një thikë nga çanta e tij dhe filloi të sulmonte udhëtarët.
Ai qëlloi deri në pesë vetë në autobus, duke përfshirë edhe shoferin, përpara se të zbriste, njoftoi kompania e autobusëve për Huashang. Më pas ai sulmoi edhe katër deri pesë këmbësorë. Disa viktima u panë të shtrirë në pellgjë gjaku. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital. Njeriu është identifikuar me mbiemrin Xin.
Policia ende duhet të shpjegojë motivin e Xin-it. Hetimet e mëtutjeshme janë duke u zhvilluar.