Konsensusi mes PD dhe PS sa i takon reformës zgjedhore duket se ka futur në panik LSI-në. Kjo për faktin se ndryshimi i sistemit zgjedhor mund të shkaktonte një goditje për LSI-në , e cila gjatë këtyre dy viteve të fundit ka mbledhur një numër të konsiderueshëm deputetësh në Parlament.
Madje LSI nga frika e ndryshimit të sistemit ka shprehur rezerva edhe në vitin 2015 , ku ish kryetari i kësaj force politike , Ilir Meta si dhe eksponentë të ndryshëm u shprehën kundër dosjes së një sistemi zgjedhor “Prim”. Kjo sepse nëse PD dhe PS vendosin një sistem të tillë ato m nd të asimilojnë totalisht LSI-në, për faktin se ky sistem nxjerr jashtë loje partitë e vogla.
PS dhe PD kanë filluar nga puna për ndryshimin e reformës zgjedhore dhe deputetët e të dyja forcave janë rreshtuar krah njëri-tjetrit dhe kanë kërkuar që kjo reformë të çohet deri në fund.