Ashtu sikurse çdo vit, në Portin e Jahteve në Orikum, u organizua aktiviteti në kuader të festës së Republikës së Italisë. Me këtë rast Konsullata e Pergjitshme e Italisë në Vlorë, Luana Alita Micheli, mblodhi dhe beri bashkë të ftuar speciale, italiane dhe shqiptare, ndermjet të cileve personalitete te institucioneve me të larta .
Aktivitetit I parapriu fjala e mirëseardhjës dhe e pershendetjes së konsulles së Italisë në Vlorë, e cila uroi me këtë rast te ftuarit për një miqesi sa me të mirë dhe me te frytshme. Një pershendetje që në qender ka patur mbi te gjitha frytet e miqesise mes Italisë dhe Shqipërise, dy popuj miq dhe afer njeri-tjetrit, ndersa nuk ka munguar urimi dhe nga ambasadori i italisë në Shqipëri.
Eshtë bërë tradite tashme prej vitesh festa e Italisë të mos konceptohet dot pa prezencen e italianeve dhe shqiptareve, te cilet pervecese i lidh ngusht puna, i lidh edhe deshira për të shkembyer eksperiencat e për të lidhur miqesi mes njeri tjetrish. Porti jahteve në Orikum, vendi i perzgjedhur edhe këtë vit për të kremtuar festen e Italisë ka bërë bashkë personalitete shqiptare dhe italiane, ndersa aktivitete, për këtë date të rendësishme të republikës italiane, startuan prej dates 1 qershor, për tu mbyllur me mbremjen gala të së dielese në mbremje.