Nga Sejmen Gjokoli
“ORIKU”, PËRHERË NJË MREKULLI…
Tani edhe një arësye më shumë për ta vizituar Parkun Arkeologjik të Orikut.
Rruga që të çon në Park nga Orikumi, deri dje e shkatërruar, tani është reabilituar plotësisht dhe sikur të fton drejt Orikut në çdo orë të ditës e në çdo ditë të javës.
Oriku mbetet përherë atraktiv e një mrekulli antikiteti jo vetëm për shkak të historisë e vlerave arkeologjike por edhe pozicionit të rrallë gjeografik.
Vendosur si me dorë në pëqi të Karaborunit, rrethuar nga ujët e Jonit e Lagunës ngritur mbi rrënoja qytetërimi.
Më tutje, përkarshi, historia shqiptare e shekullit të XX, ashtu e heshtur përcjell jehona.