Loading...

Olsi Rama paralajmëron furtunë te Partizani: Nuk duam më lojtarë që vijnë këtu për të marrë rrogën

Partizani prezantoi sot trajnerin e ri, Skënder Gega, i cili do të drejtojë “Demat e kuq” në Europa League por edhe në sezonin e ardhshëm. Në kongferencën për shtyp ishte i pranishëm dhe Olsi Rama, drejtori sportive, i cili u tregua io ashpër me futbollistët aktualë, për të cilët tha se ka ardhur koha të mos mbahen më në ekip ata që e kanë mendjen vetëm te rroga.

Drejtori Rama u shpreh se nuk kanë më vend në ekipin e kuq, lojtarë që mendojnë vetëm për të marrë rrogën dhe të jenë të qetë. Ja çfarë tha ai konkretisht: “Shpresoj të jetë me ne sa më gjatë. Arsyet e zgjedhjes së tij? Ai është një nga personat që ka kontribuuar edhe më parë për Partizanin. Zgjedhja e tij ishte vendimi i përbashkët i strukturave të klubit. Gega vjen nga trajnimi në Amerikë, ku ka të bëjë me një kulturë tjetër të profesionalizmit. Ka kontribuar me ekipet U-19 dhe U-21 të Shqipërisë. Ai i njeh shumë prej lojtarëve. Ne besojmë tek integriteti i tij, që e ka shprehur në fushën e lojës, por edhe si trajner.

Nuk është produktive për një ekip, që të ndërrojë menaxhimin shpesh. Jemi këtu vetëm me shpresën, por edhe besimin se përzgjedhja e futbollistëve do të jetë ajo që duhet për të ardhmen. Një nga gjërat kryesore që kemi bërë këtë herë, është edhe aspekti karakterial i lojtarëve. Të mos vijnë te Partizani për të marrë rrogën dhe të jenë të qetë në punën e tyre. Unë i vlerësojë trajnerët e huaj për mentalitetin që sjellin. Këtë herë zgjodhëm një trajner shqiptar”, u shpreh Rama, fjalët e të cilit tregojnë qartë se grupit të sezonit të kaluar i ka mbaruar ora dhe një pjesë e madhe do të largohen. Ky ishte padyshim një paralajmërim për “rebelët” brenda skuadrës. /Pamfleti Sport

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com