O YJE TE LABERISE!
(Per rasodet e kenges Labe)
O ju bij të Labërisë
O ju të lartët me penë
Një këngë do t’u qëndisë
Ashtu sic e kam adenë.
Do trokas ne Labëri
Te ato porta me penë
këmbëkryq me ta do rri
Të ja marr këngës një herë.
Atje ku s’do flasë njeri
Do vë nje lule në portë
Po qe natë do ndez qiri
Që flaka shpirtin t’u ngroh.
Prapa Fterrës në Zhulat
Do takoj Sejmen Gjikolin
Idriz Sulit dhe t’i flasë
I rroj strrufet Stambolli.
Do ngjitem në Kurvelesh
Hajde mor Zaho Balili
Aty mall, e aty dert
Ai varr penën të mbylli.
Më të poshtë në Tepelenë
Te kalaja me bedena
Do kujtoj Maliq levendë
N’ato hije rënkon pena
Fluturim përmbi Smokthinë
Tomorr Lelua si zabit
I cel buza trendelinë
Vargjet një natë e një ditë.
Në Vranisht te Muhameti
Vallja “Si fishekë gjerdani”
Të kish qënë djalë mbreti
Me flori paguhej nami.
Hamit Sita i kucjot
I stolisi ato këngë
Ato këndohen dhe sot
Rahmet shpirti ku ka renë
Kush s’e njeh fshatin Tërbac
Që nxorri burra të shquar
Kujtimi hallall e pastë
Se për bejka s’është dëgjuar
Dhe Fetiu i Lapardhasë
Pushtetari për cdo këngë
T’i kish kënduar sevdasë
Mbi “Janinën” do kish qënë
Lefter Cipë pilurjoti
Në ballkon përmbi Himarë
Ato vargje qysh s’i sosi
U tret për “Bejkën e bardhë”
Dule Avari Dukat
Për Mayën do kishte shkruar
Dhe Hamdi Pulo Tragjasë
Dy varre në një sinuar
Nexhipit i lumtë dora
Dashka Came sevdalliu
Të vijë te Teno Lona
Vetëm mos i thotë njeriu
Nuk do flas për veten time
Se lind’ e mbeta ne Fterrë
Ato kengë e ato shkrime
Tek i shkrova, atje mbenë.
Ata që s’i njoha dot
Dalëngadalë mosha më iku
Pena e tyre këndoftë
Ndrit si diell Korriku!!
Teno Lona Fterr Vlore janar 2018