Partia Demokratike ka vazhduar me strategjinë e saj që po ndjek prej më shumë se 1 muaji për të mos lejuar zhvillimin normal të seancave duke kërkuar largimin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Një gjë e tillë ndodhi edhe të martën në Komisionin e Ligjeve.
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se Shqipërisë duhet t’i happen negociatat që të marr fund arbitrariteti i Ramës. Por kolegu i tij Bylykbashi u përqendrua te sistemi i drejtësisë duke thënë se vendi nuk ka sistem drejtësie.
Ai tha se: “Largimi i Fatmir Xhafajt nuk është test për Europën, në çdo rast ju turpëron juve. Edhe kur rri dhe për faktin që ikën. Ju e keni bërë atë turp”. Por për Ulsi Manjën, diviza e socialistëve është që shqiptarët të bashkohen për integrimin në BE.
SHERRI NË KOMISIONIN E LIGJEVE
Enkelejd Alibeaj Kjo opozitë është e vendosur qartazi dhe në mënyrë konsistente pro dhënies së kontributit për çeljen e negociatave si një lloj vlerësimi që duhet ta miratojë historia politike e këtij vendi. Fatkeqësisht, ne jemi shumë të qartë në pozicionin tonë politik, ky vend e meriton çeljen e negociatave jo thjesht se ka arritje, por për arsye tjetër, si e si që një dorë tjetër e fortë, e sinqertë institucionale t’ia mbyllë një orë e më parë arbitraritetin e këtij Kryeministri. Mundësisht delegjitimimin e tij, largimin një orë e më parë.
Oerd Bylykbashi: Sot nuk ka sistem Drejtësie. Atë që Shqipëria nuk e ka pasur 100 vite më herët. Ende shtet në fillimet tona kishim sistem drejtësie. Këtë keni arritur të çoni ju sot. S’ka sistem drejtësia dhe vazhdon të kapet 2.5 tonë drogë në Itali.
Ulsi Manja: Shumë mirë që kapet.
Oerd Bylykbashi: Kryetari i Komisionit të Ligjeve thotë që shumë mirë që kapet. 2.5 tonë dalin nga këtu dhe kapen në Itali, nuk kapen brenda vendit…
Ulsi Manja: Po si të them, është keq. Po shyqyr që kapet.
Oerd Bylykbashi: 2.5 tonë vazhdojnë dhe kapen dhe sot, po nuk ju vjen turp.
Ulsi Manja: E dëgjoni, thotë nuk ju vjen turp që kapet kanabis. Si të në vijë turp, shyqyr që kapet.
Oerd Bylykbashi:Unë e di që ministri juaj i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, po i shkatërron bandat kriminale duke i numëruar. Tre janë në Durrës thotë, i dërrmoi fare. U trembën fare, ikën të gjithë, po na numëron Fatmir Xafaj. Kaq janë në Shkodër, kaq në Fier, kaq në Elbasan etj. Ky është ministri juaj i Brendshëm dhe vazhdon e kapet 2.5 tonë drogë.
Nesër nuk e dimë sa të tjera. Kjo është prova se si kufijtë e Shqipërisë penetrohen nga krimi i organizuar me lejen tuaj, sa kohë fiken radarët. Nuk ka drejtësi dhe sigurisht arrihet tek ajo pikë ku hartohet ligj për një person. Ligji që po hartoni për Teatrin Kombëtar, konsiston në atë që si t’ia jepni një subjekti, që në fakt është vetëm surrati përpara i vjedhjes që i bën pronës publike dhe interesit publik të shqiptarëve, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ndodh kjo se s’ka sistem drejtësie dhe s’ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka drejtësi zoti Manja dhe te ky sistemi ku ke dhënë votën ti.. Unë ta kam thënë..
Ulsi Manja: Bashkë me ty. Votën e dhe, pastaj se ç’ke thënë është tjetër…
Oerd Bylykbashi: Nuk ka sistem drejtësie dhe ju keni kaluar një ligj që u vjedh pronën pronarëve. U vjedh paratë investitorëve. Ligji për banesat sociale u grabit në mënyrë antikushtetuese të drejtat e tyre. Ku do ankohen ata, s’ka Gjykatë Kushtetuese. Ka vetëm Edi Ramë, që ka vendosur ta bëjë këtë. Nuk ka sistem drejtësie, prandaj kuksianët janë sot në burg dhe kërkojnë të shkojnë në shtëpinë e vet, ndërkohë që Saimir Tahiri është jashtë.
Deviza juaj është, trafikantë të të gjitha vendeve bashkohuni në Shqipëri se këtu keni mbrojtjen e sigurt. Kjo është marka juaj tregtare. Krim i organizuar, me mbrojtjen e shtetit, me këto, ju sot pengoni Bashkimin Europian. Largimi i Fatmir Xhafajt nuk është test për Europën, në çdo rast ju turpëron juve. Edhe kur rri dhe për faktin që ikën. Ju e keni bërë atë turp.
Ulsi Manja:Zoti Bylykbashi, deviza jonë në fakt nuk është trafikantë të botës bashkohuni. Por deviza jonë është: shqiptarë bashkohuni dhe kush i thotë vetës sot shqiptar, sot është ora për t’u bashkuar, nesër do jetë shumë vonë. Ky është mesazhi më i keq që mund të jepni nga Komisioni i Ligjeve. Të bashkohemi për integrimin se kjo është ora e shqiptarëve. Këtu nuk rrëzohet Kryeministri dhe maxhoranca me fjalë, as më fjalime, rrëzohet më numra dhe me votë…
Oerd Bylykbashi: Banditët duhen futur në burg..
Ulsi Manja: Do vijë një ditë që të gjithë do japim llogari para qytetarëve shqiptarë.
Oerd Bylykbashi: Shumë shpejt.
Ulsi Manja: Po ne mezi ju futëm në zgjedhje. Tani sapo mbarojnë zgjedhjet, ju thoni duam zgjedhje. Ky është halli me ju.
Ulsi Manja: Kush është dakord me nenin 1?! Zoti Hyseni voton.
Flamur Noka: Na jep fjalën. Ju jeni maxhorancë frikacakësh, maxhoranca hajdutësh. Vazhdoni si lepuri, ngrini bishtin përpjetë si lepuri këtu dhe ikni. Ju s’doni t’ia dini se po ikin shqiptarët, i keni plaçkit dhe i keni rrjepur 5 vjet.
Ulsi Manja: Miratohet në tërësi ky projektligj. Pse nuk prisni? Edhe në mulli kur shkohet me blujt, ka radhë.
Enkelejd Alibeaj: O mullithi, a ka mundësi të flas un? Ore pse e fusni shpirtin në gjynah për gjëra që s’i keni bërë?!
Gent Strazimiri: Ku i di ti që s’i kanë bërë?
Enkelejd Alibeaj: Ju pse nuk lejoni deputetët të flasin, pse keni frikë dhe doni të ikni me vrap?!
Ulsi Manja: Po s’kemi kohë me humb se jemi me axhendë integrimi. S’kemi kohë me humb si ju. Ju jeni në pritje të Kampionatit Botëror të shtyni kohën më datë 15. Ne kemi axhendë integrimi, me ose pa ju duhen çelur negociatat.
Flamur Noka: Axhendë krimi, po jo integrimi!
Enkelejd Alibeaj: Ty mund të të vijë për të qeshur, ti nuk e ndien, ti je në një barkë që po merr ujë ditaditës dhe shumë shpejt do të mbytet. Puna është që shqiptarët nuk kanë pse të vijnë pas fatit tuaj të zi. Tritan Shehu: Ka një projekt për ta mbushur Shqipërinë me refugjatë nga vende të ndryshme. E tha “Le Monde”, Kryeministri i Bullgarisë, të cilët lidhen me ish-terroristë të ISIS-it, emigrantë të papranueshëm për BE-në.
Unë dua të bëj një paralajmërim edhe për komunitetin europian, ata do të bien pre e grupeve kriminale e grupeve mafioze. Të jeni të bindur që do krijojë një korridor Durrës-Itali dhe një Otranto të mbushur me viktima dhe kufoma në det. Kjo po nxitet nga ata që duan destabilizim në vendin tonë dhe Ballkan.
Persona brenda vendit të lidhur me mafien dhe krimin do të krijojnë rrugë trafiqesh dhe rrugë miliardësh dhe kjo është në radhë të parë rrezik i madh jo vetëm për Shqipërinë, por edhe Italinë, Greqinë dhe Europën në tërësi. Këto problematika duhet t’i ngremë…
Ulsi Manja: Edhe ne si maxhorancë jemi po aq atdhetar sa jeni edhe ju, sepse tek atdhedashuria dhe çështjet e Shqipërisë nuk besoj se ndahemi. Nuk me vjen mirë edhe për këtë kambanë paniku që ju sapo thatë në Komisionin e Ligjeve, por këto mund t’i ngrini në Komisionin e Jashtëm dhe të kërkoni ministrin e Jashtëm aty dhe të ftoni Kryeministrin në interpelancë.
Myslim Murrizi: O Bashkim (Fino), do i thuash Lazaratit mall kur të vinë ata talebanët. Do vijnë talebanët nga andej, do vijnë se do bëjnë shtëpitë në Divjakë.
Bashkim Fino:Atëherë do vij të shtëpia tënde..
Myslim Murrizi: Hajde te unë ça flet. Marrim Erjonin kuzhinier, më dëgjo mua. Po ku të le Erjoni ty…