Loading...

“O martohu me mua, ose do të marr jetën”, zbardhet debati mes Xhaferr Matës dhe Xhuljeta Çunit para ngjarjes

31-vjeçari Xhaferr Mata ka debatuar disa herë me ish-të dashurën e tij para se ta vriste, Xhuljeta Çunin. Burime nga Policia thanë se Xhaferr Mata pas disa kërcënimeve rresht i ka thënë 19-vjeçares “ose të martohej me të, ose do ta vriste”.

Të njëjtën frazë ia ka përsëritur edhe mëngjesin e së premtes, por Xhuljeta Çuni i ka thënë që ta lërë të qetë. Në këtë moment 19-vjeçarja ka parë pistoletën në dorën e Xhaferr Matës dhe ka ikur me vrap, por 31-vjeçari e ka arritur, duke e qëlluar dy herë.

Ndërkohë zbardhet edhe dëshmia e personit të fundit që ka komunikuar me 31-vjeçarin Xhaferr Mata, pasi ai kishte vrarë ish-të dashurën Xhuljeta Çunin. Një kalimtare e rastit që ka folur me Xhaferr Matën ka thënë në Polici, se 31-vjeçari po qante dhe ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

“E pashë duke qarë dhe disa herë vendosi pistoletën në kokë dhe nuk qëlloi. I thashë pse e vrave dhe tha vetëm që “Më shkatërroi familjen”. Në ato moment nuk mund t’i thoja mos vrit veten, pasi ai sapo kishte qëlluar një vajzë të re. Në zonë kam dëgjuar se e kishte shqetësuar shpesh atë vajzën”.
Ka thënë kalimtarja para oficerëve të policisë

Familja e Xhaferr Matës janë të njohura për Policinë. Taip Mata, babai i Xhaferr Matës dhe çlirrim Mata vëllai, janë konfliktuar disa herë me Policinë, por edhe me persona të tjera.

Në 2012 Tapi e Çlirim Mata kanë dhunuar një punonjës Policie, pasi ata nuk i ndaluan postobllokut të policisë dhe u vënë në ndjekje nga oficeri. Më vonë Çlirim Mata është proceduar edhe për një sherr që ka bërë me një person tjetër. Ndërkohë që në zonë, banorët e njohin familjen Mata si problematike dhe që ka bërë disa sherre.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com