Kleopatra Maliqi është emri i parë që shënoi fillimin e “fshesës” në kabinetin qeveritar, por pritet të mos jetë i fundit pasi sipas lajmërimeve të Ramës, reforma do të ndalet në çdo ministri.
Nisuar nga ankesat që qytetarët kanë depozituar tek portali i bashkëqeverisjes për secilën ministri pritet që kryeministri të bëjë reformimin. Këtij reformimi nuk do i shpëtojnë as ministrat ,por të rrezikuar janë edhe zëvendësministrat, sekretarë, duke arritur deri tek posti më i ulët i një drejtori.
Vendin e parë në listë me numrin më të madh të ankesave e mban Ministria e Drejtësisë me plot 2286 ankesa. Më pas ndiqet nga Ministria e Shëndetësisë, me 840 ankesa. Me 708 ankesa renditet në vendin e tretë Ministria e Finanacave.
Më pas lista vijon si më poshtë. Ministria e Arsimit (650), Ministria e Infrastrukturës (623), Ministria e Brendshme (450), Ministria e Turizmit (300), Ministria e Sipërmarrjes (160), Ministria e Bujqësisë (150), Ministria e Mbrojtjes (120), Ministria e Punëve të Jashtme (105), Ministria e Kulturës (100 ankesa), Ministria e Diasporës (50).