Policia e Vlorës ka shoqëruar tre të rinjtë që ngritën dronin gjatë takimit të Kryeministrit Edi Rama në Orikum, ku mori pjesë në çeljen e sezonit turistik.
Partia Demokratike ka siguruar foto dhe video nga shoqërimi i tre të rinjve të FRPD në polici. Në video shfaqet një efektiv policie që qëndron pranë të rinjve që kanë ngritur dronin.
Ai dëgjohet teksa bën një bisedë në telefon dhe me sa duket flet me shefin duke i raportuar. “O kapo, këtu direkt në krah të kësaj, janë nja 3-4 veta as 3-400 metra”, dëgjohet polici.
Më pas të rinjtë janë shoqëruar dhe pas verifikimeve ata janë lënë të lirë, bëri të ditur PD. Emrat e të shoqëruarve janë Zekri Picari, Klaus Shaqiri, Fatjon Bathorja.
Ata ngritën një dron me një banderolë gjatë kohës që kryeministri Rama hapte sezonin turistik në Orikum, ku shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga deputetët dhe ministrat. Të zgjedhë ndonjë dhe Populli”./pafrike.al