Mos e lini telefonin tuaj në karikim gjithë natën. Dëmi i krijuar nuk mund të riparohet më. Kujdes!
Nuk ka dyshime që iPhone-t janë mrekulli të vërteta të teknologjisë dhe stilit. Dhe ndjenja e të pasurit të mundësive pothuajse të pafundme të përfshira në një hapësirë kaq të vogël, na lë vazhdimisht me sy hapur.
Por shumë prej nesh e dinë se telefonat celularë në të njëjtën kohë kanë një dobësi: bateria, shkruan ShkodraNews. Sa më shpejt që kapaciteti i baterisë të fillojë të mbarojë, nisin edhe problemet.
Përveç kësaj, këto janë sisteme të ndërtuara brenda strukturës së vetë telefonit dhe nuk mund të ndryshohen kaq lehtë.
Për të ditur se si të mbani më mirë iPhone tuaj, sot ne paraqesim 7 truke që gjithmonë duhet të mbani në mend. Le të shohim se çfarë janë:
Asnjëherë mos e ngarkoni telefonin tuaj 100%
Shumë njerëz e bëjnë këtë gabim: e lënë telefonin në karikim gjithë natën dhe pastaj të nesërmen ndihet i kënaqur me një bateri 100%. Në realitet, ky është një gabim serioz. Ngarkimi i telefonit shumë, në fakt, tenton të dëmtojë potencialin afatgjatë të baterisë. Do të ishte shumë më mirë ta rikarikonit, për intervale të shkurtra, gjatë gjithë ditës.
Mos lejoni që telefoni juaj të shkarkohet plotësisht
Duket se bateritë litium-jon janë të dizajnuara për performancë optimale kur ato janë midis 30 dhe 80%. Kjo do të thotë qartë se ngarkimi i tepërt, ose edhe më keq, duke e lodhur plotësisht baterinë, ndihmon për ta dëmtuar atë.
Hiqni mbrojtjen gjatë karikimit
Ajo që është më serioze është se mbajtja e telefonit në këllëfin e tij mbrojtës nuk lejon që objekti të lëshojë nxehtësinë e tepërt.
Rikarikojeni iPhone-n tuaj edhe nëse nuk e përdorni atë
Nëse po dilni për fundjavë, mos harroni të lini telefonin me bateri në rreth 50%.
Gjithmonë përdorni vetëm karikues origjinal ose zëvendësues nga një dyqan i Apple
Duke përdorur karikuesa të lirë ose të tjerë që s’janë të markës mund të dëmtojë telefonin tuaj shumë më tepër se sa mendoni.
Mos e karikoni telefonin pranë ngrohëseve
Ngrohja, siç është përmendur tashmë, është armiku numër një i baterisë së iPhone-t tuaj, shkruan ShkodraNews. Për këtë arsye është dekurajuar fuqimisht që të lini telefonin pranë radiatorit, në diell, ose pranë ndonjë burimi të nxehtësisë. Përkundrazi, lëreni atë në një vend të freskët dhe me hije: ai do të fitojë shëndet dhe jetëgjatësi.
Hiqni dorë nga karikimi ëireless
Modelet e fundit të iPhone ofrojnë një shërbim pa tel të karikimit, dmth pa kabllo. Sidoqoftë, në të vërtetë nuk është një mundësi shumë e shëndetshme për telefonin, dhe duhet të përdoret vetëm si një përjashtim, kur nuk ka mundësi të tjera.
Nëse ndiqni këto këshilla, do të jeni në gjendje të ruani iPhone-n tuaj!
Shpërndani këto këshilla të vlefshme me të gjithë njerëzit që njihni: ata mund të shmangin shpenzimin e shumë parave për të blerë një telefon të ri! Përshtati: ShkodraNews