Kjo është një hartë gjeografike që është punuar me metodën e ngjyrave. Me çrast, çdo ngjyrë pasqyron zonën ku është folur një gjuhë në territorin e vendeve Ballkanike.Harta paraqet territoret ku eshte folur gjuha shqipe ne viset e Serbise pas vitit 1878, kjo deshmon se ne krahinat e ndryshme mbeti nje numer i konsiderueshem i shqiptarev qe flitnin gjuhen shqipe.
Supozojme se shqiptaret qe nuk u shperngulen nga keto troje qofshin te besimit ortodoks ose te atij mysliman iu nenshtruan procesit te asimilimit te plote. Toponomia dhe mbiemrat e disa individeve ne keto vise na orientojne per ta besuar kete ceshtje.Me ngjyrën e kuqe të çelur janë paraqitur zonat ku është folur gjuha shqipe.Në këtë hartë, qartë është paraqitur zona e cila shtrihet në jug të viseve juglindore të ishujve dhe gadishujve grek e në veri deri në zonën e maleve Karpato-ballkanike në Serbinë Lindore, sic shihet edhe në hartë, mbi pjesën e regjionit të Nishit (origj. Nisch).
Po ashtu në hartë vërehet që kjo ngjyrë është më e dendur (homogjene) e diku është më e rrallë. Harta e gjuhëve njëkohsisht është edhe hartë e etnitetit, sa i përket gjuhës shqipe dhe shqiptarëve në gadishullin Ballkanik.
Kjo hartë është ilustruar në atlasin gjeografik për shkollat e mesme të Zvicrës.
Kjo hartë është në faqen e 41-të me emrin origjinal “Sprachen”.
Ky atllas është botuar në vitin 1910 në Zvicër, një shtet neutral në aspektin politik, gjë që nuk lejon të mbeten dilema për propagandë politiko – ushtarake të asaj kohe që zhvillohej në mes të shteteve të zhvilluara kapitaliste.
Ja disa të dhëna mbi këtë atllas gjeografik:
Atllasi lejohet për botim nga Drejtoria e Konferencës Kantonale të Zvicrës.
Kjo konferencë për president kishte dr. A. Gobat.
Titulli i atllasit origjinal:
Schweizericher
Schul-Atlas
fur
Mittelschulen
Ausgefuhrt von de Kartographia
Winterthur A.G
1910
Zu Beziehen durch das Sekretariat der Konferenc der Kantonalen Erzeihungsdirektor prof. Sami AGUSHI/Njekomb