Loading...

Ndryshon ‘teknologjia’ e mbjelljes së hashashit, ja si ‘maskohet’ bima për t’i shpëtuar kontrollit nga ajri

Numri i parcelave të mbjella me kanabis të zbuluara nga policia këtë vit, numërohen me gishtat e dorës. Edhe avionët e Guarda di Finanzia nuk kanë zbuluar një kultivim masiv në tokë të hapur.

Por, nga analizat e brendshme të policisë ka informacione se, për t’i shpëtuar zbulimit nga ajri, trafikantët do të ndjekin një tjetër strategji. Përveç kultivimit në ambiente të mbyllura, si magazina që u kap në Fier, e cila ishte shndërruar në një laborator, kultivuesit mund të shfrytëzojnë një tjetër mënyrë.

Përveç kontrollit nga ajri, policia do të ushtrojë vazhdimisht kontrolle me shërbime në terren, për të zbuluar bimë të kultivuara që nuk mund të konstatohen nga ajri. Bëhet fjalë për bimë të mbjella në parcela me perime, apo pemtari, apo bimë të mbjella larg njëra-tjetrës në distancë, në tokë të pyllëzuar e pa pronarë. Sipas analizës së policisë, ku janë caktuar edhe zonat e riskut, këtë vit do të ketë tentativa kultivimi, pasi edhe çmimi i hashashit pritet të rritet.

Ndonëse ka informacione se në Shqipëri ka rezerva stok kanabisi, shumica e mallit mund të jetë prishur, pasi sipas ekspertëve me kalimin e kohës bie niveli i THC-së, përmbajtja kryesore e hashashit që përcakton cilësinë në tregun europian.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com