Babai i Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Hilmi Haradinaj ka ndërruar jetë mëngjeisn e sotëm pasi nuk arriti të mposhtte sëmundjen e rëndë. Përmes një statusi në rrjetet sociale kryeministri kosovar ka njoftuar të gjithë miqtë dhe të afërmit për ditën dhe orarin e varrimit.
Postimi i plotë i Ramush Haradinaj në Facebook:
Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 qershor ora 14, në Gllogjan.
Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!