Në emisionin ‘’Të Paekspozuarit’’ në Top Channel kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një analizë të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm. Sipas saj, PS-ja do të humbasë të gjitha baskitë që i ka fituar LSI-së. Bëhet fjalë për baskitë e Fierit dhe Lushnjes të cilat janë bastione të socialistëve. Këto dy bashki PS-ja i ka fituar para koalicionit me LSI-në.
Fjala e Monika Kryemadhit
“Do t’ju jap vetëm një analizë të qarkut të Fierit, që quhet bastion i së majtës.
Bashkinë e Fierit e kanë fituar me 1600 vota diferencë ndaj kandidatit Alibeaj, ku ndërkohë ishte edhe LSI.
Tani nuk po them për të gjithë votat e LSI-së të 2017-së, por vetëm me gjysmat e tyre, ra Bashkia e Fierit.
Bashkinë e Patosit e kanë fituar me 300-400 vota bashkë me LSI-në.
Nuk po të them lëvizin gjithë votat e LSI-së nga Patosi, por me vetëm gjysmat e atyre, iku dhe Bashkia e Patosit.
Roskovecin e kanë fituar me 600 vota bashkë me LSI-në, hiqi gjysmat e votave që ka fituar LSI në Roskovec në 2017-ën, ra dhe bashkia e Roskovecit.
Po kështu dhe Bashkia e Lushnjes, po kështu dhe bashkia e Divjakës.
Pra konkluzioni është, LSI, Partia Demokratike dhe të gjitha partitë e tjera të frontit opozitar, komunistë, demokratë, ballistë, legalistë, se këtu nuk është çështje ideologjie, këtu është çështje fronti kundër krimit dhe kundër drogës, kundër varfërisë së shqiptarëve, të cilët po i kthejnë shqiptarët në skllevër të krimit të organizuar, po i kthejnë shqiptarët në emigrantë në vendin e tyre, do e mundin PS-në.
S’ka më këtu bindje politike. Këtu është një front i përbashkët kundër të keqes më të madhe, që ka një emër Edi Rama, krimi i organizuat.
Prandaj ky front pa dallim feje, ideje dhe krahine, ka vetëm një qëllim. Të rrëzohet Edi Rama, sepse ai nuk përfaqëson gjë tjetër, por përfaqëson atë strukturë kriminale që varfëroi Shqipërinë”, tha Kryemadhi.