Loading...

Monika Kryemadhi e ka frikë Fatmir Xhafajn, i ka dosjen e kokainës. Ishte ministër Drejtësie kur u arrestua në Morinë dhe bëri burg shoferi kryetares së LSI

Monika Kryemadhi asnjëherë nuk është vendosur  përballë Fatmir Xhafajt për ta sulmuar atë, ndonëse rastet kanë qënë evidente.

Duke e krahasuar me kohën kur ministër i Brendshëm ka qënë Saimir Tahiri dhe ishte kthyer në një “tabelë qitjeje” për Monika Kryemadhin, LSI-në,  dhe “zarat” e Metës në media, apo dhe vetë Ilir Meta, tani kur ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj sulmet ndaj policisë kanë pushuar.
Aq më tepër që ndaj Fatmir Xhafajt as që diskutohet të sulmohet.

Nuk është se s’ka pasur krime, trafiqe dhe skandale, tashmë kur në krye të Ministrisë së Brendshme është Fatmir Xhafaj, që po të kishin ndodhur më parë do të ishte kryqëzuar ministri akoma dhe më shumë.

Por Kryemadhi dhe mbështetësit e saj asnjëherë nuk e kanë sulmuar ministrin e Brendshëm aktual.
Madje, as për rastin e videopërgjimit të publikuar nga PD ku pretendohej se ishte vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj që merrej me trafikun e drogës me Italinë.

Kryetarja e LSI  ka qenë dhe është gjithmonë agresive kundër qeverisë, Ramës dhe ministrave të tij në daljet mediatike nuk ka folur asnjëherë kundër ministrit të Brendshëm.

Madje LSI përmes nënkryetarit të saj ia ‘faturoi’ PD këtë aksion politik, duke u distancuar nga akuzat dhe sulmet ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt dhe akuzave për trafik droge.
Për më tepër që kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tentoi të bënte diversion duke marrë në mbrojtje Fatmir Xhafajn dhe duke thënë se kjo ishte një thikë pas shpine e Edi Ramës ndaj ministrit të Brendshëm për ta mbajtur atë nën kontroll.

Monika teksa tha se ministri Xhafaj nuk mban përgjegjësi për veprimet e vëllait të tij trafikant, deklaroi se sulmet e Ballës ndaj Xhafajt bëheshin për ti zënë vendin si Ministër i Brendshëm. Madje ia preu shkurt Ballës, teksa i tha se nuk i ikën Xhafaj nga ai post, duke deklaruar para mediave: “Taulant s’jam marrë as me motrën tënde, as me gruan tënde në rregull? Rri urtë! Nuk të shpëton Edi Rama. Edhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm t’i zësh vendin Fatmir Xhafës.

Pra kryetarja e LSI jo vetëm nuk ka pasur asnjë deklaratës kundër Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por dhe e ka marrë në mbrojtje herë pas here, ndërkohë që paraardhësin e tij e kishte bërë copë.
Gjithkush mund të pyesë se çfarë interesi kanë Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta me Fatmir Xhafajn, ministrin e Brendshëm aktual.

Por ta marrësh nga ana politike, Monika dhe Iliri nuk kanë asnjë interes për Xhafajn, pasi për gjithçka në PS vendos Edi Rama dhe pa lejen e tij asgjë nuk vendoset dhe bëhet.
Atëherë pse Monika i “përgjërohet” Xhafajt dhe në momentet kur opozita është kundër tij dhe LSI është pjesë e opozitës?!

Burime nga LSI bëjnë me dije se Xhafaj ka dosjen e trafikut të kokainës së Monika Kryemadhit të para disa viteve dhe me atë dosje e ka mbajtur tërë kohën peng duke u mbyllur gojën.
Kohë më parë kur Monika Kryemadhi ishte pjesë e PS bashkë me Liken dhe në qeverisjen e vendit për tetë vite me radhë deri më 2005, në Morinë në pikën kufitare me Kosovën u ndalua shoferi i kryetares aktuale të LSI.

Ai posedonte një sasi të madhe droge të fortë kokainë që po e trafinonte në Kosovë dhe ndoshta për më tej në Europë.

Shoferi i Monikës asokohe bëri burg thjeshtë dhe vetëm për transportin e kësaj sasie droge duke nënvizuar faktin se nuk e dinte se çfarë kishte në makinë.
Ndërkohë që dëshmia e tij se droga ishte e Monikës u varros në atë kohë, ku si gjithnjë gjykatat kanë qënë në funksion të qeverive të radhës.

Ministër Drejtësie në atë kohë ka qënë Fatmir Xhafaj, ndërkohë që zv.ministër një socialist, tashmë avokat i njohur, që ushtron aktivitetin ditët e sotme.
Sipas burimeve nga LSI kjo dosje gjendet në dorën e Xhafajt, ndaj Monika nuk guxon të përplaset me të, pasi një akuzë e ministrit të Brendshëm ndaj kryetares së LSI dhe një hetim i kësaj dosjeje të mbyllur do të hidhte në erë tërë karrierën e saj dhe të Metës, por dhe do ta çonte në burg.

Pasi është dënuar shoferi i Monikës për këtë qëllim, i cili ka qënë dhe shofer i vëllait të saj Drini Kryemadhi kur ishte në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
Gjërat janë të lidhura, politika hesht dhe bashkëpunon për të mbrojtur veten, ndaj “peshqit e mëdhenj” vijojnë të qëndrojnë jashtë qelive të burgut./Pamfleti/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com