Parullat për popullin, luksin për vete
E ka shfaqur plotësisht profilin e saj Monika Kryemadhi, si një shtetase e rëndomtë që paguhet si politikane, duke bërë politika ekonomike për shtimin, fshehjen dhe mbrojtjen e pasurive të saj.
Sa herë Monika është pjesë e pushtetit si në vitet 1997-2003, në 4 vitet 2009-2013 me PD dhe në 4 vitet 2013-2017 me PS, paçka se kokën e ka të futur në “kazanin” e korrupsionit, mbron me “zemër” pushtetin dhe mallkon e kërcënon me histerizëm, ata që denoncojnë hajdutëritë e pushtetit ku ajo merr pjesën.
Sa herë është në opozitë si në vitet 2003-2004 kundër PS, si në 4 vitet 2005-2009 kundër PD dhe si tani në aleancë me PD kundër PS, Monika ulërin kundër korrupsionit, krimeve e trafiqeve qeveritare, “qan e përgjërohet” për varfërinë e popullit dhe premton, se do t’i sjell bollëk ekonomik e lumturi, nëse e sjellin në pushtet.
Ky poli-profil i Monikës, si pronare e LSI kur është në pushtet dhe si “udhëheqëse popullore” e LSI kur është në opozitë, i jep ngjyrë komike figurës së saj, madje të pështirë, ndaj dhe në rrjetet sociale, nuk mundesh të gjesh qoftë edhe një “shkronjë” pozitive për të dhe bashkëshortin e saj!
Sepse shefja e LSI-së, që në opozitë del reciton “bejte” kundër korrupsionit, pagave e pensioneve të ulëta, kundër papunësisë, varfërisë së popullit dhe luksit të qevritarëve, kapardiset nëpër “Ballo” e mbrëmje “Gala” me fustane princesash… 7 mijë euro, pa llogaritur sendet me diamant e flori që ka vendosur si zbukurim nëpër gjymtyrë./Pamfleti