Loading...

Mijera qytetarë homazhe në nderim të yllit të futbollit Fadil Vokrri

Mijëra qytetarë shqiptarë kanë bërë homazhe para trupit të pajetë të legjendës së futbollit kosovar dhe jo vetëm, presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri sot në Prishtinë. E gjithë Kosova kanë qenë në zi për legjendën e futbollit, që u nda nga jeta një ditë më parë pas një ataku kardiak.

Futbollistë, bashkëkohës, trajnerë, personalitete të larta nga mbarë rajoni dhe shumë qytetarë të thjeshtë u përulën me respekt në nderim të Fadil Vokrrit, ai që arriti të anëtarësonte Kosovën në UEFA dhe FIFA.

Haradinaj, kryeministri i Kosovës, së bashku me personalitete të tjerë të larta të Kosovës, por edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, janë përulur me respekt në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku po bëheshin homazhet.

Fadil Vokrrit është larguar nga kjo botë si shtetas edhe i Shqipërisë, pasi presidenti Meta vetëm pak ditë më parë i kishte firmosur shtetësinë shqiptare

Klubi i Llapit dhe ai i Prishtinës, ku Vokrri u aktivizua, por edhe klube të tjera kosovare, por edhe nga Maqedonia e Shqipëria, kanë qenë të pranishëm në homazhet e ditës së sotme.

Ra në sy prania e Zvonimir Boban, ish-futbollistit të famshëm kroat të Milanit, i cili në emër të presidentit të FIFA-s, Giani Infantino, ka përcjellë ngushëllimet për familjarët dhe për të gjithë të miqtë e të afërmit.

Boban e ka cilësuar Vokkrin një legjendë, teksa tha se vitet e fundit, por ka qenë njeri i madh.  “Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll”, – ishin fjalët që i madhi Boban shkroi për Fadil Vokrrin.

Më pas, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një seancë përkujtimore për nder të Fadil Vokrrit. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur fjalën e rastit:

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar menjëherë që stadiumit të Prishtinës, i cili pritet të inagurohet së shpejti, t’i vihet emri i legjendës Fadil Vokrri.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com