Loading...

Meterologia: Nuk e keni idenë ç’ju pret deri në fund të qershorit!

Java e parë e qershorit ka shënuar ditë të nxehta me temperatura përvëluese. Mesditën e të mërkurës u regjistruan 37 gradë celcius.

Për sinoptikanët, kjo nuk është normale, por veçse një episod i të nxehtit që pritet të përsëritet sërish në fund të muajit.

Metereologe Tanja Porja, thotë:
“Përveç këtyre 3-4 ditëve që po përjetojmë dhe një 3-4 ditëshi në fund të qershorit, pjesa tjetër e muajit do të jetë lehtësisht mbi normat. Reshjet kanë qenë të pakta dhe prezente kryesisht në zonat malore”.
Ashtu si një muaj më parë, edhe qershori pritet të jetë një muaj më i nxehtë se normalja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com