Loading...

Merrni 1 minutë kohë për ta lexuar! Një burrë shkoi tek Zoti dhe e pyeti: Cila është vlera e jetës?

Kjo histori është shumë kuptimplotë! Lexojeni!

Një burrë shkoi tek Zoti dhe e pyeti: “Cila është vlera e jetës?” Zoti i dha një gur dhe i tha: “Gjej vlerën e këtij guri, por mos e shit”. Burri mori gurin dhe shkoi tek një shitës portokallesh, dhe e pyeti cila mund të jetë kostoja. Shitësi i portokalleve pa gurin e shndërritshëm dhe tha: “Mund të marrësh 12 portokalle dhe të më japësh gurin”.

Burri kërkoi ndjesë dhe tha se Zoti i kish thënë të mos e shiste. Vazhdoi më tutje dhe gjeti një shitës zarzavatesh. “Cila mund të jetë vlera e këtij guri?”, pyeti shitësin e zarzavateve. Shitësi pa gurin e shndërritshëm dhe tha: “Merr një thes me patate dhe më jep gurin”.

Burri kërkoi ndjesë sërish dhe tha se nuk mund ta shiste. Shkoi më tej, në një dyqan bizhuterish dhe pyeti për vlerën e gurit. Shitësi i bizhuterive e pa gurin me lupë dhe i tha: “Do të të jap 50 monedha për këtë gur”. Kur burri tundi kokën, ai tha: “Dakord, dakord, merr 100 por më jep gurin”.

Burri shpjegoi se nuk mund ta shiste gurin. Më tej, pa një dyqan gurësh të çmuar dhe pyeti shitësin për vlerën e gurit.

Kur shitësi i gurëve të çmuar pa rubinin e madh, ai vendosi një copë të kuqe mbi tryezë dhe e vuri gurin mbi të. Më pas, bëri disa rrathë duke ecur, u përkul dhe e preku rubinin me kokë.

“Nga e ke sjellë këtë rubin të paçmueshëm?”, pyeti ai. “Edhe sikur të shes gjithë botën, dhe jetën time, nuk do të jem në gjendje që ta blej”.

I habitur dhe konfuz, burri u rikthye tek Zoti dhe i tha se ç’kish ndodhur.

“Tani më thuaj, Zot, cila është vlera e jetës?”

Zoti u përgjigj: “Përgjigjet që more nga shitësi i portokalleve, i zarzavateve, bizhuterive dhe gurëve të çmuar, shpjegojnë vlerën e jetës… Ti mund të jesh një gur i çmuar, madje edhe i paçmim, por njerëzit mund të të vlerësojnë bazuar në nivelin e tyre të informacionit, besimit të tyre tek ti, motivit përse duan të të kënaqin, ambicies së tyre, si dhe aftësisë së tyre për të ndërmarrë risqe. Por mos ki frikë, me siguri do të gjesh gjithmonë dikë, që do ta njohë vlerën tënde të vërtetë”.

Në sytë e Zotit, të gjithë janë unikë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com