Televizioni grek “Star TV” ka sulmuar hapur kryeministrin Edi Rama me pretendimin se po kërkon të ndërtojë në tokat e minoritarëve një resort turistik.
Sipas mediave greke kryeministri do të “rrëmbejë” bukuritë e vendit duke ndërtuar një resort të tijin në zonën e Gjipesë në Himarë.
“Pak nga bukuria e këtij vendi, duket se dëshiron ta rrëmbejë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili është duke u përgatitur për të ndërtuar resortin e tij në zonën e Gjipes në Himarë.
Ka 6 lloje të vilash, një restorant bar, një skelë druri për anije, pishinë, të trajtimit të ujërave të zeza dhe parkim nëntokë si dhe në natyrë.
Sipas ankesave të autoriteteve lokale, Rama duket se po shpërndan tokën tek njerëzit e tij”, -thuhet më tej në kronikën e televizionit grek.