Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paraditën e sotme ku një 31- vjeçar ka vrasë një 19 vjeçare dhe më pas vetën.
Xhafer Mata dhe vajza mësohet se kanë debatuar dhe Mata iu është drejtuar ma fjalët “familja, më “Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”?
Këto janë fjalët e Xhafer Mata, ish- të dashurës, ndërsa ka pritur një përgjigje prej saj në rrugë ditën e sotme, kur mesa duket e kishte vendosur. Pak momente më pas e qëlloi dy herë. Të shtënat u dëgjuan në lokalet përreth, ndërsa shumë njerëz që ndodheshin aty mbetën të tronditur dhe nisën të largoheshin.
Pas vrasjes një grua i është drejtuar dhe e ka pyetur se përse e vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë: “Mirë ia bëra që e vrava”, raporton Tvklan.
EMRAT+FOTOT/ Krimi i rëndë në Tiranë, kush është vajza e vrarë dhe autori
19-vjecarja Xhuljeta Çuni nga Vinjolli i Matit eshte identifikuar viktima e krimit te rende te ndodhur mengjesin e sotem ne Tirane ne zonen e Don Boskos. Ajo eshte qelluar me arme zjarri nga 31-vjecari Xhafer Mata, i cili pasi e ka lene ate te vrare ka qelluar edhe veten.
Por nderkohe qe vajza humbi jeten ne vend, autori u dergua ne spitalin Ushtarak ne Tirane ne gjendje kritike per jeten dhe nderroi jete pak ore me vone.