Këtë vit të gjithë kemi vënë re paqëndrueshmëri të motit, e sidomos përsa i përket periudhës së stinëve të verës. Muaji qershor edhe pse i përket stinës së verës ai ka pasur një mot të paqëndrueshëm kryesisht me vranësira dhe shira në shumë zona të vendit.
Sinoptikanët parashikojnë se i gjithë muaji do të shoqërohet me këtë situatë kështu që përpiquni të mësoheni me faktin se nuk do të keni plazh këtë periudhë.
Ditën e nesërme temperaturat do të jenë relativisht të larta ku maksimalja do të arrijë 33 grade celcius megjithatë shirat lokalë nuk do të mungojnë në pasdite.
Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe kësaj jave. Ndërkohë pavarësisht kësaj temperaturat do të rriten. Sipas parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, do të ketë reshje shiu në zonat e kufizuara.
Sot pasdite dhe nesër pritet të ketë reshje të dobëta, pothuajse në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore të çdo qarku gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve.