Loading...

”Më kanë dërguar plumba dhe kuti me gjak”, kërcënohet ministri i Jashtëm grek

Në një intervistë për radio 24/7, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka folur për kërcënimet e vazhdueshme që kanë ardhur në adresë të tij, por nga ana tjetër ai ka shprehur edhe indinjatën e tij për mosreagimin e Prokurorisë.

Ndër të tjera ai tha: “Kam marrë 800 kërcënime kundër jetës sime dhe familjes sime. Më kanë dërguar plumba në zarf dhe kuti me gjak, ku është Prokuroria. Sepse këtu nuk kemi vetëm me shpifje, këtu ka vepra penale që shkojnë në krime”- ka thënë ai.

“Këtu kam gjetur telefonat dhe emrat e njerëzve që janë duke u kërcënuar për shantazh dhe në vend të nderhyjeve prokuroria nuk po bën gjë. Po flasim për një gjendje të gjuhës së urrejtjes, e cila duhet të përfundojë”- theksoi ministri Kotzias.

Shkak për kërcënimet ndaj tij dyshohet të jenë 2 çështjet kryesore të ditëve të fundit;

1- Arritja e marrëveshjes së kufirit detar me Shqipërinë

2- Arritja e marrëveshjes së emrit me Maqedoninë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com