Ditët e fundit në vendin tonë u hap një portal që thuhej se ishte i PD-së dhe sulmonte qeverinë ‘’Rama”. Mbyllja e këtij portali ka alrmuar edhe deputetët në Komisionin e Medias, ku thanë se është mbyllur me urdhër të Edi Ramës.
Portali rezultonte anonym dhe i pautorizuar. Në seancë ishte thërritur për të dhënë sqarime edhe kreu i AKEP, Ilir Zela ku sipas demokratëve ai ka marrë urdhër nga Rama për të bllokuar fjalën e lirë.
Ndërkohë, mësohet se portali nuk rezultonte i regjistruar në bazë të rregullores. Më poshtë neni 9 shkruan:
“1. Institucioni i autorizuar, i cili sipas legjislacionit ka për detyrë ose mund të kërkojë mbylljen e aksesit të një faqe Interneti me përmbajtje të paligjshme, përditëson në portal listën që përmban këto faqe dhe njëkohësisht publikon aktin e tij me anë të të cilit kërkon mbylljen e këtyre faqeve.
Mbyllja e aksesit të një faqeje me përmbajtje të paligjshme bëhet vetëm pasi institucioni i autorizuar, në zbatim të detyrimeve të ngarkuara nga ligji apo aktet nënligjore, ka identifikuar një faqe Interneti e cila për nga përmbajtja shkel rendin juridik.
Kjo rregullore nuk i mohon asnjë subjekti ofruesi të shërbimit të aksesit në Internet (ISP), të kundërshtojë në rrugë administrative apo gjyqësore aktin që vendos mbylljen e një faqeje Interneti”, nënvizohet në nen.