“E ardhmja e rajonit është paraqitja në një ofertë të përbashkët turistike”, – deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë një eventi gala që shënoi hapjen e sezonit turistik në Golem, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kryetari bashkisë së Kavajës, Sakja, kryetari bashkisë së Durrësit, Dako, ambasadorë e përfaqësues të trupeve diplomatike si dhe agjenci turistike të huaja e shqiptare.
Klosi tha se është mundësia që Shqipëria dhe i gjithë rajoni të paraqitet si një ofertë të përbashkët turistike.
Duke iu referuar pranisë së shumtë të tur operatorëve nga rajoni, kreu i Turizmit shprehu bindjen se kushtet, mundësitë dhe standardet janë të njëjta në rajon dhe nuk mbetet veçse koordinimi midis palëve për të arritur me sukses këtë ofertë të përbashkët që do të zhvillojë më shumë turizmin në rajon.