Loading...

Manjani sulmon Metën: Ndaje mendjen, se nuk po të kuptoj

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë kundra deklaratës se presidentit Meta i cili i bëri thirrje qeverisë dhe bashkisë që të jenë transparente dhe të dëgjojnë artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në facebook Manjani thotë se nuk kupton thirrjen për transparencë dhe bisedime me artistët.

“Nuk e kuptoj thirrjen për Transparencë dhe bisedime me artistët! Vendimi për të prishur Teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar një të ri duke dhuruar pronën publike një privati, është kristal i qartë! Transparent sa më ska! Vendimi është marrë në dritë të diellit dhe mu në mes të Tiranës!

Bisedime për çfarë?! Me kë?! Qeveria e ka vendosur, do ta bëjë këtë gjëmë në dëm të kulturës, ligjit, shoqërisë dhe ekonomisë së Kombit. Ndaj ç’bisedime mund të bëhen, kur publiku dhe artistët i bien gozhdës, ndësa qeveria patkoit!!!

Çështjet janë: Je me qeverinë, apo me Artistët dhe Publikun! Kush e ndalon qeverinë/ Bashkinë nga kjo poshtërsi dhe si? Kjo nuk është çështje “paanësie” as për të qenë “mbi palët”, shkruan Manjani.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com