Një aksident ka ndoshur në aksin rrugor Cërrik- Gramsh, automjeti i drejtuar nga një punonjës i komisariatit të policisë së Cërrikut ka dalë nga rruga duke u rrokullisur rreth 40 metra dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin rajonal të Elbasanit, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.