Loading...

Makina e jahte, zbulohet pasuria e shqiptarëve që ngritën në këmbë Greqinë

Policia greke vazhdon hetimet për kapjen e 3 shqiptarëve të arratisur ditën e djeshme nga burgu.

Ata prenë hekurat e dritares së qelisë dhe arritën të arratiseshin në mënyrë spektakolare.

Tre të arratisurit akuzohen për të paktën 72 vjedhje në kryqytetin helen.

“Bënin një jetë të shtrenjtë. Makina luksoze, skafe dhe gra të bukura. Ishin të papunë, por në rrjetet sociale ekspozonin një jetë tjetër”- shkruan media greke “Protothema”.

Shqiptarët emrat e të cilëve ende nuk dihen prenë hekurat e dritares së katit të dytë dhe u hodhën nga 10 metra lartësi.

Gjatë kontrolleve të banesave u gjetën sende të shumta të vjedhura, telefonë, aparate fotografikë, orë të shtrenjta, bixhuteri si dhe 120 kg hashash.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com