Me poshte eshte nje mendim i Zotit Mit’hat Havari ne lidhje me faktin nese duhet apo jo ta jape dorehqejen Ministri Fatmir Xhafa. Zoti Havari ben nje analogji me rastin e Presidentit Klinton ku sipas tij Amerika zgjodhi presidentin Klinton edhe pse vellai i tij merrej me droge. Por me kete status nuk bie dakord Zoti Lirim Nezha i cili shprehet se i ka respektuar mendimet e Zotit Havari por kete here nuk ka duruar dot pa reaguar !
Satusi i Zotit Mit’hat Havari
“Edhe vëllai i Bill Clintonit Rogeri merrej me drogë , por America zgjodhi Billin president të saj dhe po të shkonin pas ideologjis komuniste të luftës së klasave që predikon PD , Amerika nuk do ta kishte president Clintonin një nga më të aftët e historis së SHBA!.”
Reagim nga Lirim Nezha:
Une uroj qe ky status te jete thjesht provokativ,per debat,por jo nje argument pro Xhafes dhe Xhafajve.Sepse do te mjaftonte nje fakti i vogel fare qe Xhafa ta kishte lene portofolin e ministrit te brendshem.Do te mjaftonte vetem fakti qe nje here e ka paraqitur doreheqje per perfolje te tile dhe Majko nuk e ka pranuar. Me pas ka mohuar qe vellai i tij te kete qene i denuar. Pastaj i plas skandali,del vendimi i formes se prere dhe vellai minister nuk dinte gje!!!E sikur te mos mjaftonte kjo,pikerisht ne diten qe publikohet vidio pergjimi,ne shkelje te hapur te ligjeve,vellai degdiset ne Itali te kryeje denimin.
Dhe pas te gjitha ketyre Shqiperia duhet te vazhdoje te kete minister te brendshem Fatmir Xhafen?!Nuk besoj se Fatmirit eshte e nevojshme t’i provohet implikimi per te ikur,sepse nese do te ndodhte kjo do te duhej te shkonte pas hekurave.Une besoj se moralisht ka rene dhe as nuk me duket e udhes qe t’i ofrohet e tille mbrojtje,jo vetem nga ju,por nga nje shpure e tere mediatike e angazhuar per kete qellim.
Nuk kam dashur kurre te debatoj me ju per keto tema,kam respektuar mendimin tend sikurse vazhdoj ta respektoj,por pas ketij statusit te sotem se si me erdhi se brendshmi reagimi dhe nuk durova dot.Me ndje per kete…!
Te pershendes gjithsesi!