Loading...

Lëvizja e fundit e Berishës, Metës, Bashës dhe Monikës për sabotimin e drejtësisë

Fronti i kundër reformës në drejtësi nuk pranon votimin e ligjit për zëvendësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që largohen nga Vetingut, kërkon që drejtësia e re të mbetet bosh dhe “kokën” e Arta Markut
Fronti i kundër reformës në drejtësi, i përbërë nga Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe një grup gjyqtarësh e prokurorësh të korruptuar, kanë ndërmarrë lëvizjen e fundit për të sabotuar drejtësinë e re, të cilën e shohin si fundin e tyre në politikë. Pasi luftoi tre vjet me SHBA-BE për rrëzimin e reformës, ky front po përdor gurin e fundit kundër drejtësisë së re. Katërshja anti-reformë nuk pranon votimin e një ligjit, për të zëvendësuar prokurorët dhe gjyqtarët që po largohen nga sistemi i drejtësisë.

Komisionet e Vetingut po boshatisin gjykatat dhe prokuroritë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Pas boshatisjes së Gjykatës Kushtetuese, radhën e kanë Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Më pas radha do t’u vijë gjykatave të apelit, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe gjykatave të shkallës së parë. Në pallatin e drejtësisë pritet t’i mbijetojnë Vetingut vetëm 20 % të prokurorëve dhe gjyqtarëve aktualë.

Në këtë situatë, SHBA-BE kanë nxitur Partinë Socialiste për të propozuar një ndryshim në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Propozimi urdhëron Shkollën e Magjistraturës që të hapë dyert për të pranuar një numër të madh kandidatësh të rinj, për t’u bërë gjyqtarë dhe prokurorë. Këta të fundit do të zënë vendet që do të lënë bosh gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Që ky propozim të miratohet duhet edhe votat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Petrit Vasili, si zëdhënënës i frontit anti-reformë, ka deklaruar se opozita nuk do ta votojë këtë propozim. Vasili ka deklaruar se amerikanët ta harrojnë një kompromis të dytë si ai i 22 korrikut 2016, ku pas kërcënimit se do të futeshin në listën e zezë, të gjitha deputetët e Ilir Metës dhe Sali Berishës votuan ndryshimet kushtetuese.

Në këmbim të votës për propozimin, fronti anti-reformë kërkon kokën e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku dhe një siguri që nuk do të preket nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Gjithashtu, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi kërkon që të shpëtojnë disa nga gjyqtarët dhe prokurorët e tyre në sistemin e drejtësisë nga laku i Vetingut. Ata kërkojnë edhe vitin zero, pra amnistimin e të gjitha krimeve politike dhe ekonomike që kanë ndodhur gjatë 28 viteve të pluralizmit.

Qëllimi i kësaj lëvizjeje është bllokimi dhe zvarritja e organeve të reja të drejtësisë edhe për disa vite, me shpresë se mund të ndodhë ndonjë amnisti e madhe apo destabilizim  që do t’i shpëtojë nga laku i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale./Pamfleti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com