Astrologe Meri ka njoftuar se këtë javë në përgjithësi do ketë lajme të mira për të gjitha shenjat dhe sidomos fundjava duket e mrekullueshme si në anën profesionale ashtu edhe në lidhjet e dashurisë.
Mirëpo për një nga shenjat kjo duket periudhë e ndritshme, para, dhurata, festa, alegri dhe dashuri.
Bëhet fjalë për shenjën e Binjakëve për të cilët Meri shkruan se i presin ditë të bukura këtë javë.
“Ç’javë e mrekullueshme, ç’ditë të bukura ju presin nga e hëna në të diel. Harmoni në çdo aspekt, familja, shoqëria, shpirti i festës, alegri, të ardhura të qëndrueshme, dhurata pafund. Për të gjithë ju që tashmë keni mbyllur një histori dashurie, fati ju buëqesh ‘vesh më vesh’. Do të jenë të parezistueshëm në çdo vend që shkelni”, njofton Meri.