LEGJENDA E URES
Keto vargje jane bazuar nga legjenda te trasheguara deri me sot por akoma nuk egzistonte ne vargje.
Jemi perpjekur qe ta bejme diçka te tille mbasi Ura e Bratit duhet t’a kete legjenden e saj ne vargjje.Shpresojme t’ja kemi arritur qellimit. 🙂
LEGJENDA E URES SE BRATIT
Ustallaret jane ne pune,
behet ura permbi lume.
Qe te rroje sa me shume,
duhet bere kurban nje burre.
As kafshe, as nuse , kurban
veç nje burre uren e mban.
Do ja leme fatit ne dore
kush me pare themel do shore.
Do ja leme ne dore fatit,
hijen e burrit te Bratit
Kur hija te prek themele,
kurban ure do te ngele.
Kush i pari do kaloje
kush i pari kureshtar,
kur hija te prek themelin ,
do te jete nen gure te pare.
Keshtu u muros nje burre
qe ura mos shembej kurre,
Mbi tre harqe u mbeshtet
Dhe ngeli aty per jete.
Atje te ura ne lume ,
Bashke me ujin qe ben zhurme
Si ne vere dhe ne furtune
“e mban mbi shpatull nje burre.
Bledar Muçaj