Loading...

Lajmi i madh për shqiptarët. Britania ka bërë shpalljen e vitit dhe nuk përfshin vetëm kuksianët!

Kryeministrja britanike Theresa May ka lehtësuar vizat dhe kontratat e punësimit për disa profesione dhe kerkon specialistë nga vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga Zvicra. Ketu ka shprese edhe per shqiptaret.

Ne Shërbimin Shëndetësor Britanik ka një rritje progresive të mjekeve dhe infermiereve të ardhur kohet e fundit nga Shqipëria.

Ministria e Brendshme edhe jo e Emigracionit Home Office, do të njoftojnë të premten se mjekët dhe infermierët dhe profesionet e mësipërme, do të përjashtohen nga kuotat e paracaktuara edhe kur ato arrijnë maksimumin në shifrën e afro 21 mijë vetëve.

Britania ka nevoje të madhe për mjek, sidomos për pediatër, kardiologë dhe neurologë, si dhe infermier. Po ashtu nevoja të mëdha dhe vende të lira pune ka për specialist të teknologjisë së informacionit, inxhinierë dhe mësues. Shërbimi shëndetësor britanik ka 35 mijë vende të lira pune për infermiere dhe afro 10 mijë për mjeke.

Opozita laburiste e mirëpret vendimin e qeverisë, ndërkohë që drejtuesit e shërbimit shëndetësor, NHS, ndihen të lehtësuar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com