Fansat e futbollit mund të gëzojnë pa frikë, pasi një ndër lojtarët më të mirë dhe pozitiv të këtij sporti është kthyer në stërvitje. Fjala është Muhamed Salahn. ”Ylli” i Egjiptit ka nisur stërvitjen me skuadrën e tij dhe duket se do të jetë gati më 15 qershor kur do të luhet dhe ndeshja e parë kundër Uruguait.
Frika për të ishte e madhe, pasi u dëmtua në finalen e Champions Leagues. Lojtari i Liverpool-it e pësoi keq në një dyluftim me mbrojtësin e Real Madrid-it, Sergio Ramos. Megjithatë, egjiptiani duket gati, pasi u stërvit normalisht me skuadrën e tij. Ai ka udhëtuar me ekipin drejt Rusisë.
”Tani jam shumë më mirë, po stërvitem rregullisht dhe shpresoj të jem në 100% të formës që në ndeshjen e parë. Unë besoj se do të jem në fushë ndaj Uruguait, por gjithçka do të varet nga forma 24 orë para duelit. Momenti i dëmtimit ka qenë më i vështiri në karrierën time, por tani ai është lënë pas dhe po mendoj për Botërorin. Ky është një moment historik për ne”, – u shpreh Salah.