Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i personave të cilët vuajnë nga shendeti mendor. Por numri i të sëmurëve rritet sidomos gjatë stinës së verës.
Për këtë arsye Spitali i Vlorës është një nga më të frekuentuarit, pasi trajton të sëmurët duke nisur nga Lushnja deri në Sarandë. Kreu i spitalit psikiatrik të Vlorës Kujtim Llapi shprehet se në këtë spital kryhen deri në 40 vizita në ditë.
Sipas Drejtorit të Spitalit në të gjithë jugun e vendit janë të regjistruar 13.000 pacientë por ky numër sa vjen e rritet.
Aktualisht në spitalin psikiantrik të vlorës janë të shtruar 165 pacient, ndersa ka nje kapacitet 200 shtretër . Mesohet se shkaku i sëmundjeve , janë edhe depresioni, alkoli ose droga .
Kohët e fundit vihet re edhe një shtim i të sëmureve nga perdorimi i alkolit apo substancave narkotike.