Ndërsa emigrantët shqiptarë udhëtojnë drejt Gjermanisë duke u përpjekur të fitojnë azil atje, një lajm i mirë vjen për të gjithë refugjatët atje.
Të gjithë ata që kanë një status të pjesshëm mbrojtjeje dhe leje qëndrimi të kufizuar do të kenë mundësi që të tërheqin anëtarët e tjerë të familjes. Vendimi i marrë së fundmi nga parlamenti gjerman do të lejojë që në të ardhmen të shkojnë në Gjermani rreth 1000 familjarë në muaj nga shtete të ndryshme.
Duke pasur parasysh numrin e madh të refugjatëve, Partitë e Unionit, kristiandemokratët dhe socialkristianët patën marrë vendim që ky grup refugjatësh, me status të pjesshëm mbrojtjeje dhe leje qëndrimi të kufizuar, të ashtuquajturën azil subsidiar, të pjesshëm, të mos kenë të drejtë 2 vjet që të tërheqin familjen. Pjesa më e madhe e këtij grupi janë refugjatë të luftës civile në Siri.
Sekretari i shtetit në ministrinë e Brendshme, Stephan Mayer (CSU) tha:
“Ky ligj është një kompromis i mirë dhe ne jemi të kënaqur që të mbetet e kështu siç është dhe që nuk bëhet ankesë”.
Ankesë për mbrojtjen e pjesshme ka pasur nga gushti 2015 deri mars 2016. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, kufizimi i numrit në 1000 në muaj do të thotë për shumë refugjatë pritje shumëvjeçare deri sa të ritakohen me familjen.
Deputetët kanë thënë se kjo është një përgjegjësi humanitare për të gjithë ata që kanë kaluar pa u mbytur Detin Mesdhe dhe nuk kanë marrë më shumë se një person nga familja.
Ndonëse pati nga ata që donin të mos bëhej bashkimi familjar për njerëzit me azil të pjesshëm edhe për dy vite të tjera, të majtët e FDP nxituan ta hiqnin këtë pengesë.