Sipas ekspertëve acidi refluks i njohur ndryshe si urth, ndodh kur acidi i stomakut kthehet sërish në ezofag duke krijuar një ndjenjë djegësie. Ky acid mund të shfaqet kur ne konsumojmë ushqime me përmbajtje të lartë acidi, ushqime me shumë yndyrë apo ato pikante.
E nëse përjetoni rregullisht urth më shumë se dy herë në javë, për disa javë mund të keni një sëmundje të quajtur gerd, që kërkon vëmendje mjekësore.
Intoleranca ushqimore ndaj domateve mund të rezultojë nga sasi të vogla, deri në sasi të mëdha. Simptomat e intolerancës ndaj domates mund të ndryshojnë nga personi në person. Nëse konsumoni sasi të vogla domatesh, simptomat nuk mund të vihen re. Nëse vuani nga intoleranca ndaj specit, patates apo piperit mund të zbuloni se jeni intolerantë edhe ndaj domates.
Sakaq domatet e konservuara shpesh janë të larta në natrium. 200 gramë domate të konservuara përmbajnë 564 miligramë natrium. Ndërsa një filxhan me domate të freskëta ka vetëm 9 miligramë. Një dietë e lartë në natrium rrit rrezikun e osteoporozës dhe komplikacionet kardiovaskulare.
Pjesa më e madhe e amerikanëve kanë një dietë të lartë në natrium për shkak të produkteve të konservuara. Domatet po ashtu mund të ndihmojnë në krijimin e një diete të shëndetshme.