Loading...

Kush është Stela, “spiunja” e policisë së Vlorës që tronditi shtetin para 13 vitesh. Dyshimet e policisë për eleminimin e biznesmenit dje

Mesa duket pistat e policise po ngushtohen dhe hetimet per vrasjen e biznesmenit te kafes jane orientuar drejt personazhit “misterioz” qe u tha me heret.

Behet fjale per ngjarjen e ndodhur 13 vite më parë, kur vëllai i viktimës, Derlin Dervishaj ishte arrestuar në vitin 2008 për vrasjen e një vajze 20-vjeçare, të quajtur Joana Dudushi.

Kjo e fundit është vrarë në vitin 2005 në Vlorë. Ajo u qëllua me thikë në zemër dhe trupi i saj u hodh në det. Tre vite më vonë, u arrestua Derlin Dervishaj, vëllai i viktimës Vasil Dervishaj. Ai u dënua me 8.4 vite burg dhe pranoi autorësinë e vrasjes së 20-vjeçares Joana Dudushi. Për këtë fakt, ai përfitoi gjykim të shkurtuar.

Kush është Joana Dudushi
Trupi i pajetë i Joana Dudushit u gjet më 2 Gusht 2005. 20-vjeçarja ishte nënë e një foshnje disa muajshe. Ajo njihej edhe me pseudonimin “Stela”. Sipas raportimeve mediatike të asaj kohe, thuhet se “Stela” ka qenë “spiune” e policisë në Vlorë. Këtë “punë” besohet se ajo e kishte nisur në moshën 17-vjeçare. Më pas, mendohet se kishte hequr dorë nga “spiunazhi”.

Pak kohë përpara se të gjendej e vdekur, Joana Dudushi kishte denoncuar disa oficerë të Policisë së Vlorës, si të përfshirë në trafiqe dhe në korrupsion. Këto denoncime ajo i kishte bërë në një emision televiziv. Në atë kohë, 20-vjeçarja ishte bërë e njohur për publikun pikërisht nga denoncimet mediatike që kishte bërë ndaj disa zyrtarëve të policisë. Sipas deklaratave në atë kohë, disa oficerë policie u vinin gjoba qytetarëve nën akuza të rreme. Pas denoncimeve të “Stelës”, Prokuroria kishte nisur hetimet.

Por, kur çështje shkoi në Gjykatë, Joana Dudushi u tërhoq nga këto denoncime, dyshohet për shkak të presioneve që i ishin bërë. Ajo iu rikthye jetës së bashku me foshnjen e saj 9-muajshe. Pak kohë më vonë, u gjet e vrarë. Vrasjen e 20-vjeçares e denoncoi në vitin 2005 edhe Partia Demokratike në atë kohë në opozitë, përmes nënkryetares së saj Jozefina Topalli. Kjo e fundit i kërkoi Prokurorisë që të zbardhte vrasjen e “Stelës”, ndërsa ky krim i rëndë, sipas Topallit, tregonte kaosin në strukturat e shtetit.

Atentati më 4 Qershor 2018
Vrasja e 20-vjeçares në vitin 2005 nga vëllai i Vasil Dervishajt, ka bërë që policia të hetojë edhe në këtë pistë, për të zbardhur nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ndërsa një pistë tjetër është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Viktima Vasil Dervishaj u ekzekutua mbrëmjen e së hënës (4 Qershor) nga persona të paidentifikuar.

Biznesmeni i kafes, ishte baba i një fëmije të mitur. Pak metra larg vendngjarjes, grupi hetimor gjeti dy armë, një kallashnikov dhe një pistoletë. Nga hetimet paraprake, ndaj 29-vjeçarit që po udhëtonte me makinë, është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Dyshohet se Vasil Dervishaj ka mundur të dalë i plagosur nga automjeti i tij tip “Ford Focus”, por më pas mendohet se është qëlluar me pistoletë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Kjo është dhe arsyeja përse trupi i pajetë i 29-vjeçarit u gjet i shtrirë në rrugë dhe jo brenda automjetit të tij. Policia është treguar e rezervuar në dhënien e informacioneve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com