A mund të përdhunohet një robot që është blerë pikërisht për të bërë seks? Sigurisht, gjërat mund të dalin duarsh në punë e sipër. Dhe këtë e kam për burrat që i prodhojnë, i blejnë dhe që “ndërveprojnë” me këto makineri.
“Samanta”, një robote seksi e ndërtuar nga inxhinieri Sergi Santos, u keqtrajtua në panairin elektronik që u mbajt vjet, në
Dhe pastaj ankohen që nuk ka më romancë.
Gjithsesi, Santosi po punon tani me një robote që mund të thotë edhe “jo” në disa raste. Ajo mund të ndalojë së bashkëvepruari e të rrijë… si kukull… nëse përdoruesi nis ta prekë në mënyra aspak të respektueshme. Kjo makineri kushton 4000 euro, dhe aftësia e saj për t’u thënë burrave “jo” u demonstrua te Qendra e Shkencës së Jetës në Newcastle. Robotja kishte edhe tre programime të ndryshme sjelljeje: “familjare”, “romantike”, “seksi”.
Sigurisht, demonstrimet e robotëve që mund të hapin dyer, si robotët e Boston Dynamics, për shembull, synojnë të joshin investues e të prodhojnë tituj tërheqës në lajme. Por më shumë se për të ardhmen e inteligjencës artificiale, tregojnë për gjendjen e tanishme të njerëzimit.
Kemi mësuar nga historia se të parët që fitojnë kapital nga zhvillimet teknologjike janë industritë e pornografisë. Ndodhi me shpikjen e VHS, u të futen të parët në internet, pastaj me transmetime të drejtpërdrejta me uebkamera, etj. Kalimi te robotët e seksit është thjesht një zgjerim në format 3D.
Burrat e dëshpëruar dikur përdornin kukulla seksi që fryheshin me ajër, të cilat konsideroheshin si shumë qesharake. Tani ka dalë një brez i ri liberalësh teknologjikë, të cilët mbështesin idenë se prodhimi i femrave artificiale, brenda të cilave mund të masturbosh, është në një farë mënyre një arritje në majat më të larta të filozofisë së trans-humanizmit.
Mos u lodhni kot, kjo që kemi parë nuk shërben për asgjë më shumë se masturbim. Megjithatë, na është thënë ta mbështesim shoqërimin e burrave nga këto kukulla, sepse shërbejnë që të shpëtojnë martesa, dhe, në një mënyrë të frikshme, mund të ulin numrin e përdhunimeve. Kjo nënkupton pranimin, natyrisht, se dëshira e burrave për të bërë seks është e pakontrollueshme.
Sigurisht, çështjet etike që ngrihen këtu janë interesante. Dr.Davis Hanson, themelues i Hanson Roboics, përdor terma fisnikë kur flet për vlerat e marrëdhënieve seksuale me robotë në mënyrë të respektueshme. Flet me vullnet të lirë, me zgjedhje të lirë, në epokën kur femra ka të drejtën e miratimit. Çfarë do të thotë e drejta e miratimit?
Në botën banale e të përditshme, miratimi nga ana e femrës, mënyra se si femrat e japin e mënyra se si duhet të dallohet miratimi i tyre nga meshkujt, konsiderohet si pjesa më e rëndësishme e edukimit seksual. Nevoja për t’i edukuar djemtë për miratimin e femrës vjen sidomos kur këta djem njihen me seksin nëpërmjet pornografisë, ku gratë sillen sikur duan të trajtohen pa respekt e në mënyrë të ashpër. Vajzat duhet të mësojnë se kanë të drejtë të thonë “jo” në çdo fazë të marrëdhënies. Kjo është pjesë e vështirë, e ndërlikuar, por kështu është dhe vetë jeta.
Kur këto robote janë mall që u prodhua që të përdoret vetëm për seks, çfarë kuptimi ka të mendosh se duhet miratimi i tyre apo jo? Ndoshta vaginat artificiale do të ndalojnë së vibruari, altoparlantët nuk do të thonë fjalë të pista. Por prapë mund të penetrohen.
Zoti e di se sa gjëra janë të mundshme. Një herë, një e njohura ime më tha se bashkëshorti ishte dashuruar me zërin e naviguesit satelitor. Ndonjëherë mendoj se sa Alexa (zëri robotik me inteligjencë artificiale i pajisjeve të Amazon) do të kenë vepruar sipas kokës së tyre, janë marrë me gjëra të tjera kur janë udhëzuar të bëjnë diçka nga përdoruesit.
Por në këtë të ardhme emocionuese që na pret, plot me kënaqësi të automatizuara, shoh vetëm vazhdimin e klisheve gjinore të banalizuara ndër vite. Shoh shembuj të kënaqësive bazike të njeriut që vetëm sa përforcojnë stereotipat e tanishëm. Thonë se po punohet edhe për robotë seksi meshkuj, me ç’dëgjova, por do të habiteni të mësoni që tregu për ata nuk na qenka dhe aq i madh.
Sepse këtë sektor të teknologjisë po e zhvillon nevoja për të kënaqur fantazitë mashkullore. Por kjo fantazi nuk është për zhvillimin e teknologjisë, kur thua që këto mallra tani mund të zgjedhin se si do të përdoren, dhe nëse dëshirojnë të përdoren apo jo.
Dhe në fakt, nuk vendosin dot gjë. Burrat që do t’i përdorin mund ta shkelin me këmbë vullnetin e tyre njësoj siç bëjnë me femrat e vërteta. Le të mos e quajmë “miratim”, sepse e gjithë ekzistenca e këtyre grave robotike të bëra nga burrat, mbështet idenë se gratë dëshirojnë vetëm atë që u mësojnë burrat të dëshirojnë.
Thjesht thuaj jo.
Suzanne Moore, the Guardian