Loading...

Kuksianët dhe elbasanllinjtë vdesin të rinj, korçarët dhe njerëzit e këtij qytet jetojnë më gjatë

Për shkak të nivelit të lartë të varfërisë, Kukësi është qarku ku mosha mesatare e vdekjeve është më e ulëta në rang vendi.
INSTAT raportoi se mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73,7 vjeç në rang vendi, ndërkohë që ka luhatje të dukshme në secilin qark. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme nga mosha mesatare gjithsej, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70,7 vjeç.

E kundërta ndodh me Qarkun e Gjirokastrës i cili gjithashtu ka një shmangie nga mosha mesatare në vend, por në këtë rast, mosha mesatare e vdekjeve për këtë qark është më e lartë se ajo gjithsej, përkatësisht 76,7 vjeç.
Pra, janë 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve më të ulët se ajo në vend dhe 5 qarqe me moshë mesatare të vdekjeve për vitin 2016, më të lartë se ajo gjithsej. Qarku i Lezhës dhe Dibrës kanë moshë mesatare të vdekjeve pothuajse të barabartë me atë gjithsej, 73,7 vjeç.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mesatare e vdekjeve në Tiranë dhe Elbasan është më e ulët se mesatarja në rang vendi. (shih grafikun e mëposhtëm). Mosha më e hershme e vdekjeve në këto dy qytete, sipas mjekëve, i dedikohet nivelit të lartë të ndotjes.

Në të kundërt, gjirokastritët dhe korçarët jetojnë më gjatë, gati 3 vite më shumë se mesatarja e republikës.
Qarku i Dibrës shënon përqindjen më të ulët të popullsisë së të moshuarve prej 12,2%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Lezhës ku të moshuarit zënë rreth 13,6% të popullsisë respektive.

Për sa i përket grupmoshës së të rinjve, diferencat janë më të dukshme: Qarku i Vlorës ka përqindjen më të ulët të popullsisë së të rinjve prej 17,1%, ndërkohë që vlera më e lartë shënohet në qarkun e Kukësit ku të rinjtë zënë rreth 21,1% të popullsisë respektive. /Monitor/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com