Loading...

Ku do të zhvillohet samiti Trump-Kim Jong? Trump: Planet po ecin në mënyrën e duhur

Samiti historik është planifikuar të mbahet më 12 qershor, por shumë detaje janë ende të pakonfirmuara. Ai do të jetë takimi i parë mes një kreu koreano-verior dhe një presidenti amerikan në detyrë.

Sipas konfirmimit zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, takimi i shumëpritur mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un, do të zhvillohet në një hotel me 5 yje në ishullin Sentosa të Singaporit,

Trump tha të martën se, planet ishin duke ecur përpara në mënyrën e duhur.

“Shumë negociata janë zhvilluar përpara udhëtimit tim, e gjithashtu janë hedhur themelet për një marrëdhënie të fuqishme”, u tha ai reporterëve. “Samiti është shumë i rëndësishëm dhe do të jetë i tillë për shumë ditë”.

Sekretarja për Shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders konfirmoi në “Tëitter” se samiti do të zhvillohet në hotelin me 5 yje “Capella”. Sentosa është njëri prej 63 ishujve që përbëjnë Singaporin.

Ishulli prej 500 hektarësh, i ndodhur shumë pranë ishullit kryesor, është strehë e resorteve luksoze, marinave provate dhe klubeve të golfit. Por ishulli ka edhe një histori të errët piraterie, gjakderdhjeje dhe lufte.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com