Policia e Fierit ka vënë në pranga një 51-vjeçare, e dënuar edhe më parë për mashtrim. Ajo i ka marë një shtetasi 7500 euro. Liljana Llapashtica, 51 vjeçe, nga Radostina-Vadhizë, Fier njihet si fallxhore në zonë.
Më 30 prill ajo i ka marrë një 44-vjeçari nga Patosi sasinë e parave duke e mashtruar.
“Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos”, thotë policia e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi”.