Një gomone e nisur nga brigjet shqiptare është kapur gjatë natës në Itali.
Kanë qenë motovedetat e Guardia di Financa të Brindisit që kanë pikasur gomonen dhe më pas e kanë ndjekur duke e kapur.Brenda saj është gjetur jo pak, por 2.5 ton kanabi shqiptar.
‘Droga e kapur vinte nga zonat e prodhimit në Vlorë, që kontrollohen nga mafia lokale’, shkruajnë mediat italiane.
Qendra e GDF në Brindisi ka bërë të ditur se, nuk ka kapur dot trafikantët që ishin në gomone, pasi ata kanë ikur, shkruan SYRI.net.
Sekuestrimi i drogës është bërë gjatë natës së kaluar. Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetëra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.