Policia e Vlorës kapi një gomone mbrëmjen e djeshme në Darëzezë të Fierit, por skafistët arritën të largoheshin.
Rreth orës 23:00 të së martës policia bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia kanë kapur një gomone me motora të fuqishëm. Sipas informacioneve të para, gomonia është rreth 12 metra e gjatë me dy motora, me kapacitet 300 kuaj fuqi secilli.
Nuk dihet ende nëse gomonia do të trasportonte drogë e nëse kjo e fundit mund të jetë hedhur në det. Deri më tani nuk ka ende konfirmim nga policia.