Berati është një nga 4 rajonet pilote ku BE-ja do të mbështesë një ofertë turistike të bazuar në asetet kulturore dhe natyrore.
Ambasadorja Romana Vlahutin dhe ekipi i delegacionit të BE-së kanë eksploruar kanionin e Osumit, një nga vendndodhjet natyrore më të mahnitshme që Shqipëria ka për të ofruar.
BE-ja është e përkushtuar që të mbështesë një industri turizmi që respekton mjedisin dhe ofron mundësi ekonomike në të gjitha stinët dhe në të gjithë vendin.
Një punë fantastike është bërë nga Albania Rafting Group, duke filluar nga dashuria për natyrën dhe ndërtimin e një kompanie për aktivitete në natyrë që i ka sjellë mrekullitë e rajonit të Beratit turistëve të panumërt shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Kanionet e Osumit, si shumë vendndodhje të tjera të jashtëzakonshme natyrore në Shqipëri, duhet mbrojtur dhe promovuar si burim unik për zhvillimin ekonomik vendor.
Kanionet e Osumit, kanë një gjatësi prej 26 km dhe ndodhen 450 m mbi nivelin e detit. Mendohet se ato janë formuar 2-3 milionë vite më parë nga erozioni i ujit që depërton thellë në tokë. Përgjatë gjithë grykës ka mjaft kalime nëntokësore dhe shpella të paeksploruara.
Pamja që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste përsa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj dhe BE ka zgjedhur një në katër rajonet, kanionet e Osumit për të zhvilluar turizmin.