Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Kashar-Rinas. Si pasojë 3 makina u përplasën me njëra-tjetrën, mes tyre një “Ford”, një “Golf” dhe një “Benz”.
Po ashtu 6 persona mbetën të plagosur të cilët u dërguan në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku një 23-vjeçare është në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas dëshmitarëve, dy makina janë ndarë më dysh.
“2 makina janë ndarë në dysh, isha në momentin që u bë aksidenti, kam parë tmerr, 15 minuta nuk kishte ambulancë, u vonua shumë, shikojini si janë shtrirë…”, thotë një dëshmitar.
https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10156002656408371/?t=0