Ka shumë futbollistë me origjinë shqiptare që kanë refuzuar të luajnë për Shqipërinë dhe Kosovën, duke zgjedhur të bëhen pjesë e përfaqësueseve të tjera. Por ata pranojnë rrënjët e tyre shqiptare, se e duan vendlindjen e të parëve të tyre, se kanë një dashuri të madhe për Kosovën dhe Shqipërinë etj, madje mbajnë dhe simbolet shqiptare në fanellat dhe këpucët e tyre si Xhaka, Shaqiri etj.
Por është njëri që kalon cdo lloj limiti, nje tradhtar, dhe ai është Adnan Januzaj. Në një konferencë shtypi, ai tha se ishte lindur në Belgjikë dhe ndihej belg, teksa mohon krejtësisht lidhjet me Kosovën dhe Shqipërinë. Madje dhe pyetjes i bën bisht e përgjigjet si të ishte belg e shkuar belgut. Një tradhtar si ky nuk meriton të quhet shqiptar dhe ka bërë mirë që ka zgjedhur të luajë për Belgjikën.
I pyetur nëse ka tentuar te luaje per “Tre Luanët” angleze, ai u përgjigj: “Nuk e di, kjo i takon të kaluarës”. “Por, unë kam lindur në Belgjikë dhe jam belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje”, shtoi Januzaj. Pavarësisht se Januzaj u injorua keq nga Belgjika për disa vite, ai asnjëherë nuk mori guximin t’i thotë “Po” Shqiperise dhe Kosovës dhe tani haptazi nuk tregon edhe prejardhjen, thotë se është belg.
Adnan Januzaj ishte pjesë e Mancester Junajtid për pesë sezone, që nga viti 2012, dy prej të cilave i kaloi në formë huazimi te Sunderlandi dhe Borusia Dortmundi, para se të shitet krejtësisht vitin e kaluar te Real Sociedadi në Spanjë, aty ku ka bërë 35 paraqitje sezonin e kaluar, teksa ka shënuar katër gola.
Januzaj është ftuar nga përfaqësuesja belge në Kampionatin Botëror të Rusisë, ndërkohë që të enjten e kaluar në një seancë stërvitore, Kevin de Bruyne për pak i këputi këmbët me një ndërhyrje mjaft të ashpër, ku belgu as i kërkoi falje. Duket qartë se edhe në radhët e grupit të Belgjikës nuk e durojnë dot këtë “tradhtar”. E si mund të duhet një futbollist që mohon origjinën e tij? /Pamfleti Sport